E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tabaku: Kuvendi të bëhet bashkë dhe të miratojë rezolutën për Kosovën

Partia Socialiste dhe opozita kanë paraqitur dy rezoluta të ndryshme për dënimin e aktit terrorist në veri të Kosovës. Në seancën e ardhshme plenare pritet që rezoluta të votohet, por fillimisht Kuvendi duhet të unifikohet.

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku bën thirrje për tejkalim ndasish, ndërsa theksoi se përjashtimi i deputetëve të opozitës nga kuvendi nuk i shërben këtij qëllimi.

 

Reklamë

“Përfaqësuesit e qeverisë dhe të parlamentit duhet të jenë mbështetës të qeverisë së Kosovës dhe qendrimeve zyrtare që mban parlamenti. Nga informacionet e fundit që unë kam duket se është duke u arritur një dakordësi për qendrimet që PD ka për të pasur të njëjtën rezolutë të Kosovës. Njëkohësisht, kërkuam që kjo do të jetë një seancë e përbashkët, dhe duhet të jenë dhe deputet e përjashtuar. Dhe heqja e këtyre deputetëve do të jetë e padrejtë për një çështje kaq të rëndësishme”

 

Kuvendi vendosi pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore, pas bllokimit të Foltores gjatë seancës plenare.

 

Më shumë video

Reklamë