Subscribe

Teksa shpjegonte rregullat e reja që Partia Demokratike do të vendosë për tenderat dhe koncesionet, Jorida Tabaku, e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus,  theksoi se PD do të kontrollojë çdo koncesion të dhënë nga qeveria Rama.

Ajo deklaroi se të gjitha kontratat aktuale që paguhen nga buxheti i shtetit do të verifikohen nga një partner i besueshëm ndërkombëtar.

“Kontratat koncesionare janë dhënë me oferta të pakërkuara; nuk do të ketë asnjë ofertë të pakërkuar. Janë dhënë për shërbime që duhej t’i ofronte shteti; nuk ka kontrata që duhej t’i ofronte shteti. Kontratat janë dhënë më 99 për qind të vlerës, nuk ka asnjë garë ku jepet një ofertues me 99 për qind të vlerës. Të gjitha kontratat aktuale që paguhen nga buxheti i shtetit do të kalojnë në një sitë nga një partner i i besueshëm ndërkombëtar, i cili do të analizojë që nga momenti kur është ideuar kontrata, deri në momentin kur nënshkruhet kontrata. Analizat dhe i gjithë vlerësimi i dosjes nga agjencia kundër korrupsionit, që do të jetë një institucion i ri që ne do të hapim, do të shkojë përpara institucioneve të drejtësisë dhe do të jetë shembull për këdo që abuzon me fondet e buxhetit të shtetit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *