Jorida Tabaku gjate fjales se saj ne seancen parlamentare tha se mazhorances duhet ti vi turp qe gjysma e grupit te saj parlamentar permendet ne aferen e inceneratoreve.

 

Ky Parlament në vjeshtën e shkuar ngriti dhe një Komision Hetimor për këtë çështje, ku qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar dhe përpara drejtësisë.Sot minimumi qeveria duhet të jap llogari! Është turp publik që i keni dal për zot një vepre korruptive dhe personave që kanë vjedhur e zhvatur buxhetin e shtetit! Sot gjysma e grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmendet në dosjen e SPAK-ut sepse ka dhënë tendera, ka firmosur konçesione dhe ka pasur lidhje me 3 personat në kërkim.Sot gjysma e GP të PS duhet të ishte larguar dhe të ulte kokën! Sot gjysma e shtetit shqiptar është vendosur përpara përgjegjësisë për të mbrojtur këta persona, 3 antarë të maxhorancës që kanë bërë aferën e shekullit!Sot qeveria nuk mund të fshihet pas një akuze që PD ka bërë për 7 vite me rradhë dhe pasi keni shkuar si grup parlamentar tek inceneratori i Elbasanit dhe i keni vendosur ftyrën tuaj korrupsionit. Keni dëshmuar nën betim në Komisionin Hetimor që nuk keni asnjë lidhje me to.

 

deputetja demokrate tha se minimumi qe duhet te bente mazhoranca ne seancen parlamentare ishte te jepte llogari per gjithcka ka ndodhur ditet e fundit.

 

Janë të paktën 6 ministra dhe ish ministra, 1 zv. Kryeministër, 4 kryetar bashkishë ku 3 ndër ta janë akoma në detyrë, të cilët sot duhet të përgjigjen para drejtësië. Është i gjithë Këshilli i Ministrave që kanë ngritur gjithë shtetin në këmbë për t’i dhënë një kontratë korruptive 3 personave që erdhën vetëm prej miqësisë së tyre me ministra.
Sot, minimumi i llogarisë publike, duhet të flitet sot për këtë çështje pasi ish-zv. Kryeministri, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe ish ylli në ngjitje i qeverisë socialiste, ish-gardiani i financave publike ka çelur buxhetin e shtetit për 3 persona në kërkim dhe është bërë mbrojtësi më i mirë i korrupsionit dhe zbatuesi më i mirë i vjedhes buxhetit të shtetit.Sot, nëse do të kishte përgjegjësi politike, duhet të kishit dhënë dorëheqjen të gjithë me rradhë! Kjo është afera më e madhe që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar! Kjo është afera që duhet të diskutonte ky Parlament sot dhe kushdo që flet e mbron akoma është pjesë e krimit! Është turp që Parlamenti mos të diskutojë sot për këtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *