E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tabaku: Inflacioni në vend ka nisur rritjen kohë përpara se të niste pushtimi i Ukrainës

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se inflacioni në vend ka nisur rritjen kohë përpara se të niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

 

Reklamë

Sipas saj, tragjedia më e madhe është se qeveria Rama edhe në kohë inflacionesh nuk ndihmon xhepat e shqiptarëve por xhepat e koncesionarëve.

 

“Inflacioni në vend ka nisur rritjen kohë përpara se të niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në të vërtetë #shqiptarët janë pushtuar nga #inflacioni për muaj me radhë ndërsa qeveria nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka rritur taksat dhe ka dhënë pagesat e koncesioneve/PPP për miqtë e saj.

 

Por tragjedia edhe më e madhe është se qeveria Rama edhe në kohë inflacionesh nuk ndihmon xhepat e shqiptarëve por xhepat e koncesionarëve.

 

Shembulli më perfekt është kontrata koncesionare e inceneratorëve, qeveria aty ka firmosur që ta paguajnë shqiptarët me taksa koncesionarin edhe në këto kohë.

 

Ka një nen specifik në kontratë që rrezikon ta rrisë tarfiën e shërbimit në 51.59 euro/ton për ta mbrojtur nga inflacioni.
Me shumë mundësi kryeministri ka pasur të drejtë, vlera reale e kësaj afere korruptive nuk është 430 mln euro!”, shkruan Tabaku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë