Vijojnë denoncimet e Partisë Demokratike për inceneratorët. Këtë të premte ish-deputetja Jorida Tabaku tregoi me shifra sesa janë kostot e inceneratorit të Tiranës. Duke e cilësuar si një histori të pastër vjedhjeje e korrupsioni, Tabaku tregoi edhe sesi arriti ta fitonte koncensionin kompania.

 

“Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro. Këto shuma marramëndëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytyetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që sot ulin qepenat. Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori.”

 

Sipas saj, për shkak të inceneratorit të Tiranës, banorët e kryeqytetit po paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi.

 

“Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës. Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë.  25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera. 30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu.”

 

Jorida Tabaku paralajmëroi se të gjitha dosjet e kontratave koncesionare do të shkojnë para drejtësisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *