Subscribe

Jorida Tabaku deklaroi në “Quo Vadis” se PD synon të sigurojë në Tiranë 20 mandatë. Sipas saj, kryeqyteti do t’i japë shpresë vendit.

“Tirana do të marrë 20 mandate. PS ka listë dëshirash, dëgjojnë çfarë themi ne dhe vijojnë dhe kopjojnë. Tirana do t’i prijë ndryshimit. Ka qenë bormetër në 1991, 2005 dhe 2011. Tirana do të më nderojë mua si qytetare e vjetër e Tiranës, PD-në. Tirana do të sjellë shpresë për të gjithë Shqipërinë.”

Ajo nuk hezitoi të kritikojë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e konsideroi “të keqen” e Tiranës.

“Unë e di që Erion Veliaj është e keqja e këtij qyteti. Unë e di dëmin që ai i ka bërë qytetit. Është një dështim si Edi Rama. Dhe kur shkoj dhe takoj qytetarët më tregojnë sesi një kryetar bashkie dhe një kryeministër që kanë shkatruar teatrin, kanë shkatruar shpresën, kanë prishur Tiranën, kanë shkatruar memorien historike, mund të pretendojnë për të kërkuar votën. Unë i kuptoj njerzit që duan ta heqin Erion Veliajn një orë e më parë. Prioriteti im, prioriteti i PD-së dhe prioriteti i çdo votuesi është largimi i Edi Ramës. Ky është fokusi jonë kryesor dhe përpara kësaj nuk ka asnjë dëshirë tjetër, nuk ka asnjë ambicie tjetër. Dhënia e shpresës për shqiptarët dhe qytetarët  e Tiranës më 25 prill është prioriteti im.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *