E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Tabaku dhe Braçe deputetët me vlerësimin më të lartë”/ ISP nxjerr raportin për punimet e Kuvendit, shtator-dhjetor 2022

Instituti i Studimeve Politike ka kritikuar Kuvendin se dështoi të krijojë një klimë besimi dhe dialogu politik gjatë sesionit të kaluar.

 

Reklamë

Në një raport për periudhën shtator-dhjetor 2022, ISP vëren se jeta parlamentare u dobësua nga problematika brenda opozitës.

 

Reklamë

“Dualiteti i opozitës reflektoi edhe funksione specifike të Kuvendit, siç janë funksionet zgjedhore, ato ligjvënëse dhe ato përfaqësuese“, thekson ISP në raportin e tij.

 

Nga ana tjetër, ISP vë në dukje se Kuvendi pati vështirësi të përmbushë funksionin e tij zgjedhor dhe disa vende vakante, përfshirë Avokati i Popullit, nuk arritën të marrin zgjidhje as pas 7 muajsh procedurë parlamentare.

 

Sipas ISP, deputetët me vlerësimin më të lartë në këtë sesion parlamentar ishin Jorida Tabaku (PD) dhe Erion Braçe (PS), grupi i PSD dhe PDIU ishin grupet më pak aktive në parlament, qarku Fier ishte më aktivi dhe qarku Shkodër më pak i përfaqësuari, gratë deputete ishin 6% më efikase, sesa deputetët burra. Në total 22 deputetë folën “me heshtje” gjatë katër muajve parlament, si dhe thuajse të njëjtët nuk morën pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë