E diel, 27 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Serial Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tabaku dhe bashkëshorti i saj votojnë, marrin dhe fëmijët me vete

Jorida Tabaku, e cila është kandidate e Partisë Demokratike për Tiranën, ka votuar në një nga qendrat e votimit në kryeqytet, së bashku me bashkëshortin e saj, por ka pasur prezent edhe tre fëmijët.

Tabaku, në një postim në rrjetet sociale, thotë se së bashku me bashkëshortin votuan për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin!”, shkruan ajo duke ftuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike.

Qendrat e votimit janë të hapura prej orës 07.00 deri në 19.00.

Janë tri mënyra si mund të votohet, me qëllim që vota të jetë e vlefshme:

-Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Pra të shënojë X ose + vetëm në kuadratin përbri partisë apo koalicionit. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi, sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

-Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti.  Pra të shënojë X ose + në kuadratin përbri partisë politike ose koalicionit që preferon dhe të shënojë X ose + vetëm në njërin nga kuadratet përbri numrit të kandidatit të tij të preferuar të asaj partie ose koalicioni qe ka zgjedhur. Në këtë rast, vota i shkon subjektit zgjedhor dhe kandidatit të atij subjekti;

-Qyetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati./Vizion Plus

Vazhdo të lexosh