Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se nuk po ofron mbështetjen e duhur për bizneset.

Këtë të premte ajo vijoi me takimet e saj në terren me përfaqësues biznesesh.

Tabaku tha në “Facebook” se në çdo cep të Shqipërisë do të dëgjosh ankesat që ata kanë.

“Biznese që punojnë 20 orë në ditë për bukën e gojës. Mund t’i biesh Shqipërisë kryq e tërthor dhe do të dëgjosh të njëjtat ankesa nga ato që jetën e tyre ia kanë dedikuar një biznesi të vogël. Të lodhur, të stërmunduar nga stresi që qeveria i jep përditë; të burgosur nga taksat që rriten përditë, të skllavëruar nga tarifat e taksat e bashkisë që i trajton si bujkrob. Që përpara se të pandemia të binte kanë vërejtur se si konsumi tkurrej, se të ardhruat e tyre të pakta që fitoheshin shkonin për taksat që rriten përditë dhe për tarifat që kurrë nuk i marrin mbrapsht ne sherbime. Biznese me katër punonjës që vizitohen më shpesh nga xhambazët e tatimeve (që ngjajnë me oficerë të partisë në pushtet se sa më nëpunës civilë) se sa nga klientët. Biznese që mbyllen sepse nuk kanë më të ardhruat e dikurshme.”

Tabaku tha se është momenti që ata që punojnë dhe mundohen për bukën e gojës të mbështeten më shumë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *