Subscribe

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u ka bërë thirrje të gjithë deputeteve të opozites te mos e votojne aministine fiskale të cilën qeveria pritet ta sjellë se shpejti në parlament.

 

Tabaku ka vene ne dukje se ligji per aminstinë kërkon 84 vota te cilat kryeministri Rama nuk i ka, dhe opozita nëse bashkohet mund ta rrezoje këtë nisëm.

 

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

 

“Ajo çfarë unë I kam kërkuar dhe I kërkoj të gjithë deputetëve sot të Partisë Demokratike, të opozitës është të mos votohet ligji për amnistinë fiskale. Ligji për amnistinë fiskale kërkon  84 vota dhe që këto 84 vota të arrihen duhet patjetër që të merret i gjithë spektri i politikës. Unë besoj që këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar! Me një shenjë dhe me një sinjal në mbrojtje të ekonomisë, të biznesit, por në mbrojtje dhe të procesit të integrimit europian.”

 

Sipas Tabakut, ligji për aministine do ti hapte rruge kapitalit kriminal dhe korruptiv.

 

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

 

 “Fakti që Shqipëria është pjesë e listës gri të pastrimit të parave duhej të ishte një sinjal për qeverinë shqiptare që nuk është ky drejtimi që duhet shkuar. Nga ana tjetër unë nuk besoj që ka emigrant që është larguar nga Shqipëria në 30 vitet e fundit që ka 2 milionë euro të padeklaruara.”

 

 

Deri me tani aministia fiskale është kundërshtuar ashpër nga kryetari i PD Sali Berisha, deputetet që janë pjesë e grupit Alibeaj, por edhe aleatët. Aktualisht mazhoranca socialiste ka 77 deputete dhe i duhet edhe mbështetja e 7 deputetëve të tjera për ta kaluar amnistinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *