Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për kushtet higjieno-sanitare në shkolla. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku deklaroi se disa prej shkollave nuk kanë as ujë dhe këtë gjë ajo e cilësoi alarmante.
“Raporti i fundit i UNICEF një këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare! Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie. Keto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi të dhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria. Situata bëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia. Veç kushteve higjeno-sanitare, Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimit të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar.”
Jorida Tabaku kërkoi që të mos heshtet përballë kësaj situate, port ë merren masa urgjente.
“Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend. Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmë do të jenë në arsim dhe shëndetësi.”





