E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Syzet e diellit, rëndësia e tyre në shëndetin e syve

Syzet e diellit kanë një rëndësi të veëantë në mbrojtjen e syve tanë sidomos në stinën e verës. Qëllimi i tyre kryesor duhet të jetë për të mbrojtur sytë tuaj dhe lëkurën e ndjeshme përreth tyre nga rrezet ultravjollce të dëmshme të diellit.

 

Duhet të bëjmë kujdes se jo të gjitha syzet kanë efekt mbrojtës. Ka disa faktorë që ndihmojnë në përcaktimin e llojit më të mirë të syzeve për blerje.

 

Reklamë

Ju duhet të blini syzet e markave të cilat ofrojnë 100 % mbrojtje nga dielli. Para përdorimit të syzeve, sigurohuni nga mjeku juaj që ato kanë mbrojtjen e duhur sepse shpesh herë ato kanë etiketa të rreme.

 

Nëse syzet kanë mbrojtje UV 400 do të thotë se ato mbrojnë sytë nga të gjitha rrezet e padukshme të diellit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë