E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Sytë te “Albania’s Got Talent”, sot gjysmëfinalja e tretë e spektalit, pritën të mësohen dy finalistë

Spektakli “Albania’s got talent” vijon rrugëtimin e netëve gjysmëfinale.

Pas dy puntatave të jashtëzakonshme ku talentet e përzgjedhur nga juria gjatë audicioneve sollën interpretime befasuese, sot pritet një tjetër mbrëmje magjike.

Hermes Balili dhe Klejvi Kapeta u bënë dy finalistët e radhës që iu bashkuan konkurrentëve për në finalen e madhe të spektaklit “Albania’s got talent”. Por cilët do të jenë dy talentet e radhës që do të bindin jurinë për t’u bërë pjesë finales këtë mbrëmje?

Këto përzgjedhje mbeten sigurisht sfiduese për Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizon, pasi do duhet të që të zgjidhnin mes më të mirëve.

Reklamë

Edhe kjo gjysmëfinale e tretë premton emocione të bukura, surpriza dhe performanca që vetëm spektakli “Albania’s got talent” di të dhurojë.

I kthyer tashmë në programin e të gjithë familjes ky prodhim i Vizion Plus vijon të mbetet spektakli më i ndjekur nga të gjithë shqiptarët. Performanca drithëruese e dy vogëlushëve Belkisa dhe

Marvin, apo Emili Dervishi me zërin e saj të fuqishem, si dhe Xhongleri italian Luigi Fiorentino vijojnë të kenë një audiencë të lartë në rrjetet sociale.

Rrethi sa vjen dhe ngushtohet, ndërsa kanë mbetur edhe dy netë gjysmëfinale. Ndaj për të zbuluar se cilët do të jenë 4 finalistët e fundit “Albania’s got talent” ju fton sonte në mbrëmje në orën 21.00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë