Pasi publikoi listën me 26 lojtarë me të cilën do të përballojë fillimisht gjysmëfinalen e Play Off për kupën e botës kundër Polonisë, e më tej hipotetikisht edhe finalen e mundshme, trajneri Silvinjo u ndal të shpjegonte zgjedhjet e tij duke deklaruar se nuk mund të qajë mungesat e Manajt, Dakut apo Berishës, por duhet të shohë me optimizëm zgjidhjet që ka.
“Si trajner nuk dua të qaj, duhet të përshtatemi me situatën. Kemi disa lojtarë që vijnë si Pilo dhe Pllana dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta….Sa i përket Brojës si sulmues qendre, nuk e di ende, ai ka një muaj e gjysmë që është jashtë fushe. Do ti vlerësojmë lojtarët se në çfarë gjendje janë. Duhet të përshtatemi me situatën dhe lojtarët që kemi këtu, të hyjnë në fushë ata lojtarë që vënë kundësrshtarin në vështirësi”, tha Silvinjo.
Silvinjo komentoi rikthimet e Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit si dhe problemet në mbrojtje.
“Muçi unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është një lotjarë që shënon, ka tiparë ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më para, është rritur e shoh si sulmues krahu është përmirësuar. Ka opsione të tjera përveç Manajt, si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami. “Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Pilo është me eksperiencë, është 25 vjeçar, është gati. E njejta gjë me Pllanën i cili njeh mirë kampionatin polak se luan atje”, tha ai.
Më pas një vlerësim për rivalin e 26 marsit në Varshavë, Poloninë që sipas teknikut kuqezi ka ndryshuar shumë për mirë pas ardhjes së trajnerit Orban.
“I kemi para ndeshjet e Polonise, ata kanë një trajner të mirë, janë skuadër e fortë dhe me lojtarë të fortë, jemi rritur ne, por edhe ata.. Polonia është një ekip që shihet mirë në 5 ndeshjet e fundit dora e trajnerit Urban, mbrohet mirë, është agresive dhe shfrytëzon shumë hapësirat me shpejtësi dhe cilësi dhe gola. Të gjithë shënojnë, kanë 3-4 lojtarë që mbërrijnë në zonë e finalizojnë, janë lojtarë që shënojnë, janë fizikisht të fortë, agresivë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Kanë diçka të ngjashme me Serbinë, por në përgjithësi janë të ndryshme”, tha Silvinjo.
Mbrojtësit Stavro Pilo i AEK dhe Bujar Pllana i Legia Gdansk janë debutuesit absolut të listës së Silvinjos, ndërsa janë grumbulluar më në fund më të mirët e këtij momenti Ernest Muçi e Anis Mehmeti. Konfirmohen mungesat e Manajt, Dakut, Medon Berishës dhe Kumbullës.





