Astrit Hafizi, ish-trajner i përfaqësues kuqezi mendon se presioni ndaj Sylvinhos për të kualifikuar në Europian përsa kohë, u ndërtua gabim strategjia për të bërë ndryshim në stol vetëm pak kohë para se të nisin ndeshjet.

 

Hafizi shtoi gjatë emisionit “Studio Sport” në Vizion Plus se trajnerit të ri i duhet 1 vit kohë për të transmetuar në ekip idetë e tij.

 

“Më shqetësuese këtë grumbullim e ka pasur trajneri, e ka për herë të parë, lojtarët janë mësuar. Ndryshimet janë mëse normale. Në kombëtare ka munguar ndërtimi i konceptit të lojës. Jemi krenuar me një ndeshje të momentin.Në qoftë se i vendoset ultimatum trajnerit që t’i do të na nxjerrësh në Europian. Për 1 vit nuk mjaftojnë të njohë skuadrën. Ka vetëm 6 ditë që punon. Kohë e shkurtër për të arritur aty ku duhet. A-ja është ndërtimi i lojës. Vuajmë për gabime pasimesh në zonë dhe vendosje jo të duhura. Pësojmë gol në minutat e fundit. Administrim duhet, që kundërshtari mos të ketë mundësi që të na shënojë.Unë arrita të kuptoj, që ne vijmë nga një edicion i dështuar në Ligën e Kombeve. Zgjodhën këtë trajner për të futur një frymë tjetër, për t’i shkundur dhe për t’i ngritur pak moralisht.

 

Hafizi tha askush nuk mund të justifikohet me mungesat pasi ato do të jenë gjithnjë të pranishme, por nga ana tjetër nuk mund të lihen në stol lojtarë si Asllani dhe Nedim Bajrami.

 

Nuk mund të lesh në stol Asllanin dhe Bajramin, të dy këta lojtarë duhet të jenë se sbën në formacionin zyrtar. Mund ta humbësh ndeshjen, por le një shenjë me konceptin dhe idenë që luajnë këto”, deklaroi ndër të tjera Hafizi në panelin e emisionit të moderuar nga Vilma Masha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *