Dy punonjës të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar, pasi kanë abuzuar me detyrën.
Në pranga kanë përfunduar E.Ç 29 vjeç dhe K.Ç 26 vjeç me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi këta policë, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare.
Mbi dy punonjësit e policisë rëndon akuza për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.





