E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Sveçlës i ndalohet hyrja në Serbi, ministri i Brendshëm i Kosovës anulon vizitën në Luginën e Preshevës

Ministrit të Kosovës për Punët e Brendshme, Xhelal Sveçla, i është ndaluar hyrja në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri, i cili njoftoi se për shkak të ndalimit anuloi vizitën e tij në Luginën e Preshevës.

Reklamë

“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale.

Ministri i Brendshëm ka theksuar me tej se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, Kosova do të veprojë mbi parimet e reciprocitetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë