Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se...

Në garë me kohën për të mbijetuarit, të paktën...

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Sveçla mohon se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake

27 Dhjetor 15:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se janë të pavërteta deklarimet se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake, duke akuzuar Serbinë se ka për synim “destabilizimin dhe luftën”. Këto deklarata të Sveçlës vijnë pasi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Kosova ka rritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë, dhe sipas tij, ato ato po “përgatiten për të sulmuar popullin serb në barrikada”.

 

 

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi. Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.

 

 

Ministri Sveçla tha se Policia e Kosovës ka detyra të përditshme që kryen, “e jo gatishmëri për luftë”. “Kjo vlen edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve”, shtoi Sveçla. Më 26 dhjetor, Serbia njoftoi se ka rritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe policisë. Sveçla po ashtu tha se Serbia po përdor barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, për të “luftuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj” dhe shtoi se Kosova “është e interesuar të luftojë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato”.

 

 

Më 27 dhjetor në veri të Kosovës u ngritën edhe dy barrikada të reja. Disa serbë lokalë kanë nisur ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës.

 

 

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Dejan Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Kosova ka thënë se pas barrikadave qëndrojnë “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Zyrtarët në Serbi kanë mbështetur barrikadat, ndërkaq serbët në Kosovë kanë vendosur kushte për largimin e tyre.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Forcat kosove Svecla

Nga e njëjta kategori

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në Shkodër: Humb jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

më shumë...

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e konsiderojnë pozitive nismën “Dyfisho biznesin tënd”

më shumë...

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se biznesmeni pilotonte avionët e tij pa asnjë pengesë në Europë

më shumë...

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar në Francë ishte në kërkim ndërkombëtar për dosjen “AKSHI”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:54

Mali i Zi njeh me ligj pushimin...

4:30

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

3:54

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në...

3:47

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë...

3:30

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i...

3:19

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë,...

3:01

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

2:59

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e...

2:43

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD...

2:28

Bie numri i lindjeve në Fier, mjekët:...

1:54

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar...

1:48

“Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë...

1:38

Në garë me kohën për të mbijetuarit,...

1:30

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i...

1:21

Pjesë e një grupi kriminal në Itali,...

1:17

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë...

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.