Subscribe

Para grupit të deputetëve të zgjedhur të PS, kryeministri Edi Rama deklaroi i vendosur se mazhoranca do të bëjë gjithçka për ta shkarkuar Metën nga posti i Presidentit.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë që të konsultohet me demokratët për emrin e Presidentit të ri.

 

Teksa e quajti një personash grotesk, Kryeministri shtoi se Meta turpëron shqiptarët e ndershëm.

 

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ai duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i ilir Metës nuk është i gjithë në dorën tonë, por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij, dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *