E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Surprizohet Ricky Martin, ja kush e bëri!

Këngëtarit të njohur, Ricky Martin i është rezervuar një surprizë mjaft e këndshme nga dy binjakët e tij, Matteo dhe Valentino.

 

 

Teksa 45-vjeçari po xhironte filmin e tij të ardhshëm, “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story”, ai është vizituar nga dy të vegjlit, të cilët zgjodhën të kalonin pak kohë me babanë e tyre.

Reklamë

 

 

“Shikoni kush më erdhi në sheshxhirim!” – shkruan këngëtari i njohur në foton e shpërndarë në Instagram, ku shfaqet duke u përqafuar me dy djemtë.

 

 

Martin aktualisht është i fejuar me artistin Jwan Yosef, me të cilin ka edhe dy djemtë, Matteo dhe Valentino. Këta të fundit kanë ardhur në jetë nëpërmjet një nëne surrogateje, me dëshirën e të dy prindërve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë