Surprizë! Jose Mourinho nuk do të jetë më trajner i Manchester United

E pabesueshme! Jose Mourinho nuk do të jetë më trajner i Manchester United.
Lajmin befasues e ka publikuar vetë klubi i madh anglez në faqet e veta zyrtare në rrjetet sociale.
“Manchester United bën të ditur se Jose Mourinho ka lënë klubin me efekt të menjëhershëm. Duam ta falenderojmë për punën e bërë në këtë periudhë dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruajnë djajtë e kuq në faqen e tyre zyrtare në web.
Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me faktin nëse Mourinho është dorëhequr, është larguar si pasojë e presionit nga tifozet dhe klubi apo palët kanë gjetur një të mesme të përbashket edhe për aspektin financiar pasi, trajneri portuges kishte një pagë të majme.
“Special One” e mori drejtimin e skuadres angleze ne 2016 dhe ishte me krye per 2 sezone e gjysmë.
Ai fitoi një Uefa Europa League, një Kupë Federatë dhe një Kupë Lige. Në këtë sezon ai pati probleme të mëdha me administrimin e grupit të lojtarëve, mbi të gjitha me yllin e skuadrës Pol Pogba.
Pritet qe skuadra te drejtohet përkohësisht nga Michael Carrick, I cili ka luajtur 12 vjet me këtë klub dhe që së fundmi ishte pjesë e stafit te Mourinhos.
Manchester United has announced that Jose Mourinho has left the Club.
We would like to thank him for his work during his time at Manchester United and wish him success in the future. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 18, 2018




