Meghan Markle ka shkruajtur një libër, të parin në jetën e saj, i cili titullohet ‘The Bench’. Ai është një libër për fëmijë dhe do të shohë dritën e publikimit më datë 8 qershor.

 

Libri eksploron lidhjen e veçantë midis një babai dhe një djali, e parë nga sytë e një nëne. Ajo ka thënë se është frymëzuar nga marrëdhënia midis burrit të saj, Princit Harry dhe djalit të tyre Archie. Sipas asaj që shkruhet në debutimin botues të Meghan, ky libër ‘prek ndjeshëm zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënies mes baballarëve dhe djemve dhe na kujton mënyrat pa fund në të cilat dashuria merr formë dhe shprehet në një familje moderne’. Markle gjithashtu do të mbajë një rrëfim audiobook të ‘The Bench’’ i cili do të lançohet në U.S.A dhe Kanada nga Listening Library.

 

Ai do të botohet në shtete si U.S.A, U.K, Irlandë, Australi, Zelandë e Re, Indi dhe Afrikë e Jugut. Vjeshtën që shkoi, Markle dhe Princi Harry nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix për prodhimin e dokumentarëve, filmave artistikë, shfaqejve televizive dhe serialeve për fëmijë. Projekti i tyre i parë do të jetë një seri dokumentaresh për ‘Invictus Games’./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *