Vendi
Surprizat nuk kanë fund, çfarë pritet të ndodhë në “Ferma VIP”

Surprizat në “Ferma Vip” nuk kanë fund. Pasi u zbuluan 16 personazhet konkurrentë, mbrëmjen e sotme u zbuluan edhe dy opinionistët, Sonila Meço dhe Enkel Demi.
Mirëpo këta dy të fundit nuk do të jenë të vetmit në këtë pozicion. Në ditët në vijim, do të jetë edhe një opinionist tjetër. Këtë gjë e bëri të ditur moderatorja Fjoralba Ponari gjatë spektaklit, ndërsa nuk tha asnjë emër, duke na e lënë një surprizë për ditët e ardhshme.
“Ferma Vip” një spektakël gjigand me producente Holta Dulakun vjen për herë të parë në Shqipëri, duke vënë VIP-at në një sfidë me veten, larg zhurmës së qytetit dhe më pranë tokës dhe jetës së fshatit./vizionplus.tv




