Takimet e fundit të NBA në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës kanë dhuruar jo pak surpriza.

Oklahoma dhe Minnesota janë mundur duke u detyruar të lëshojnë të dyja bashkëkryesimin e konferencës së perëndimit, e cila tanimë udhëhiqet nga Los ASncehlos Klipers.

Jutah Xhaz mundi pas një ndeshje shumë të bukur Oklahoma City Thunder me rezultatin 124 me 117.

Pas  dy periodave të para të mira të Oklahomes, Shai Aleksande me shokë u arritën dhe u përmbysen nga Jutah Xhaz falë një periode të tretë super me rezultatin 35 me 24.

Suksesi minimalist i Oklahomes në periodën e fundit nuk mjaftoi që të  përmbysnin edhe  njëherë shifrat. Fantastik për Jutah, finlandezi Lauri Markanen autor i 33 pikëve.

Rreshket edhe  Minnesota Timberuolves që u mund pas kohës shtesë 129 me 124 nga Chicago Bulls.

Humbje e pabesueshme në fakt duke qenë se Minnesota në fillim të pjesës së dytë shkoi deri ne 23 pikë përpara. Mirëpo vendasit nuk u demoralizuan dhe falë një rezultati 68 me 46 në pjesën e dytë, ia dolën të barazojnë shifrat duke e dërguar sfidën në shtesë, aty ku arritën një fitore të madhe.

Derrik uait ishte i jashtëzakonshëm pasi 30 nga 33 pikët e tij totale për Chigcago Bulls i shënoi nga pjesa e dytë e deri në fund. Tanimë Minnesota ndan vendin e dytë bashkë me Oklahomen dhe kampionët në fuqi të Denver, me 35 fitore dhe 16 humbje deri më tani.

Të treja këto ekipe ndjekin kryesuesen e re të konferencës së perëndimit, Los Anchelos Klipers e cila edhe pa luajtur u ngjit  e para për shkak se ka një humbje më pak dhe 694 pikë në total.

Në konferencën e lindjes humbet terren Miluoki Baks për shkak të humbjes ndaj Feniks 106 me 114. Këtë herë paraqitja e radhës brilante e grekut Janis Antetonkompu nuk i mjaftoi Milluokit që të fitonte duke vuajtur jo pak edhe mungesën e dyshes Lilard dhe Lopez.

Tek Feniks shkëlqeu treshja e yjeve Debin Buker me 32 pikë, Kevin Durant 28 pikë dhe Bredlli Bill me  25 pikë. Milloiku mbetet në vendin e tretë pas krahëve të Bostin Sellltiks dhe Clivelend Kavaliers./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *