Ashtu si Leicester ne Angli, një tjetër skuadër po surprizon me rezultatet e saj duke luftuar deri ne fund per titullin kampion. Rostovi shpartalloi kampionet ne fuqi te Zenitit 3-0 duke rimarre kreun ne javën e 25 te kampionatit rus te futbollit. Edhe skuadra e Villas Boas dominoi gjate pjesës se pare, vendasit me një mbrojtje solide arritën te zmbrapsnin sulmet e kundërshtarit, duke goditur ne momentin e tyre me te mire. Ne fundin e pjesës se pare, pas nje iniciative te Dimitri Poloz dhe me miqtë qe kujtuan për nje pozicion jashtë loje, topi mbërriti te Kanga, i cili e shtyu drejt rrjetës. Edhe pse me yje ne skuadër si Hulk, Havi, Garcia, Vicel dhe Garaj skuadra nga Shen Peterburg çaloi shume ne prapavije, gjë qe u shfrytëzua mjaft mire nga te zotet e shtëpisë. Ne minutën e 59, një top i gjate nga kapiteni Kalacave u shfrytëzua mjaft mire nga iraniani Azmun qe fale edhe përgjumjes ne mbrojtje te Zenith, surprizoi portierin Lodigin. Shpartallimi i skuadrës me emër te Rusisë ne vitet e fundit, erdhi ne minutën e 76 kur Erokin nga e djathta me një gjuajtje potente, çoi topin ne rrjete per here te trete. Me këtë fitore, Rostov kaloi ne vend te pare ne kuotën e 51 pikëve, nje me shume se CSKA qe nga ana e saj kishte fituar ne derbi përballë Dinamos me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua ne minutën e 56 me Aleksei Berezutski. Këto takime, te apasionuarit e futbollit patën mundësi t’i ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *