Milan shpartalloi Shkëndijën e Tetovës 6-0 duke hipotekuar kualifikimin per ne fazën e grupeve te kupës se vogël te Europes. Ne San Siro nje dominim total nga ana e vendasve te cilët mbyllet takimin qe ne 30 minutat e para. Fillimisht Andre Silva zhbllokoi shifrat. Ndërsa ne harkun kohor te 2 minutave ishte Montolivo dhe përsëri sulmuesi portugez qe gjeten edhe dy here te tjera rrjetën.

 

Përballe tetovarëve te paafte per te reaguar, kuqezinjtë shënuan edhe tre gola te tjerë ne pjesën e dyte me Borini Antonelli dhe përsëri Montolivo qe vulosi shifrat përfundimtare  5 minuta nga fundi. Ndërkohe takimet e para te play off per Europa League prodhuan disa rezultate surprize.

 

Atletik Bilbao përmbysi shifrat ne Athine, duke mundur 3-2 Panathinaikos. Edhe pse greket ishin ne avantazh te dy golave deri ne minute e 55, basket jo vetëm arritën te barazonin shifrat, por te largoheshin me tre pike nga stadium Apostolos Nikolaidhis. Fitore e rëndësishme e Rosenborg 1-0 ne Amsterdam Arena, duke surprizuar jo pak ndaj Ajaks. Rezultat befasues edhe i Vardarit 2-0 ne Shkup ndaj Fenerbahces. Everton i Uejn Runi mundi 2-0 ne Gudison Park, Hajdukun e Splitit.

 

Ne nje ndeshje te tensionuar kjo edhe per shkak te tifozëve kroate, vendasit shënuan dy gola qe ne pjesën e pare me Majkell Kin dhe Gueje. Me pare Skënderbeu mori nje rezultat fantastik ne Zagreb 1-1 ndaj Dynamos vendase. Pas nje goli te anuluar pa te drejte nga gjyqtari, korçaret gjeten rrjetën ne minute e 37 me Latifin, por u barazuan ne minute e 5 te shtesës kur Henrikesz mposhti portierin Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *