Jashtë çdo parashikimi Mirandes preu një bilete per ne çerekfinalet e Kupës se Mbretit. Ne takimin e kthimit te 1/8-ve ne sfidën e transmetuar ne Tring, skuadra e kategorisë se dyte spanjolle shpartalloi Deportivo La Corunen ne Riazor me rezultatin 3-0, duke vazhduar me tej aventurën ne kupe. Përballe skuadrës se La Liga, miqtë e filluan me mjaft agresivitet takimin dhe 4 minuta nga përfundimi i pjesës se pare gjeten rrjetën, fale një gjuajtje potente te Dani Provencio. Me fillimin e pjesës se dyte, kur pritej reagimi i vendasve, Mirandes surprizoi përsëri kur ne një goditje dënimi Abdon Prats dyfishoi shifrat. Reagimi i te zotëve te shtëpisë ishte i vaket, ndërkohe qe Mirandes ne gjuajtjet nga distanca gjeti piken e dobët te kundërshtarit. Ne minutën e 71 përsëri ne nje goditje fantastike Dani Provencio vulosi shifrat përfundimtare 3-0 dhe kualifikimin e skuadrës se tij. Ne derbin andaluz ne Ramon Sanchez Pizuan, Sevilja arriti nje tjetër fitore ndaj Betis, ketë radhe me shifrat e thelle 4-0. Vendasit zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 4 me Jose Antonio Rejes përpara se Rami ta mbyllte pjesën e pare ne avantazh te dy golave. Përballe nje skuadre inekzistente qe me shume mendon per mbijetesën, Sevilla shënoi edhe dy here te tjera ne pjesën e dyte. Fillimisht Kevin Gamiero ne minutën e 73 gjeti rrjetën, ndërsa Gael Kukuta nje minute nga fundi shënoi edhe golin e katërt. Sot ne platformën Tring te apasionuarit e futbollit spanjoll do te kenë mundësi te ndjekin katër ndeshje te tjera te Copa del rey; ne orën 20-30 Celta Vigo – Cadiz dhe Granada – Valencia. Ne orën 21 vëmendja është e përqendruar te derbi emocionues, ai katalanas mes Espanjol dhe Barcelonës. Ndërkohe ne te njëjtin orar do te zhvillohet edhe Las Palmas – Eibar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *