Tashmë është bërë zyrtare, finalja e Champions League, e programuar për t’u luajtur ne 29 maj, mes Chelsea e Manchester City nuk do të luhet në Turqi, por në Portugali.

 

Vendimi i UEFA-s erdhi pas vështirësive të tifozëve angleze për të udhëtuar drejt Stambollit.

 

Kjo për shkak se Turqia konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë i përhapjes së koronavirusit nga autoritetet britanike të cilat e kanë shpallur zonë të kuqe.

 

Sipas vendimit të UEFA-s, finalja e shumëpritur do të luhet në stadiumin “Estadio Do Dragao” të Portos. Një impiant ky me 50.000 vende në total, nga të cilat do të jenë në dispozicion të tifozëve vetëm 12 mijë, kjo për shkak të rregullave anticovid.

 

Për secilin ekip do të jenë në dispozicion gjashtë mijë bileta. Një nga opsionet për zhvillimin e finales së Champions ishte dhe stadium Wembly në Angli, por nuk pati dakordësi me qeverinë britanike për zbutjen e masave anticovid. Dueli Chelsea -Manchester City do të luhet në 29 maj në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në paketën TRING.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *