E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Surpriza/ Basha boton libër: “Misioni Im”

Lulzim Basha i ka befasuar të gjithë pak më shumë se 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

 

Kreu i PD vjen me një libër i cili titullohet “Misioni Im”.

 

Reklamë

Një  mënyrë natyrisht për tiu drejtuar të gjithë shqiptareve para një moment shumë të rëndësishëm për vendin dhe vecanërisht për karrierën e tij politike.

 

Jo më pak publikimi I këtij libri është bërfë në 22 mars, datë e rëndësishme për PD pasi shënon fitoren e parë politike të kësaj force 29 vite më parë.

 

Në Librin “Misioni Im” Lulzim Basha rrëfen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar karrierën e tij deri më tani dhe natyrisht edhe ofertën politike për shqiptarët në 25 prill.

 

Kujtojme që edhe rivali I tij politik Edi Rama në 2011 botonte librin “Kurban”.

 

 

Më shumë video

Reklamë