Gjykata Supreme e Kosovës la jashtë garës elektorale Albin Kurtin. Ky vendim është në sinkron me atë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë, e cila u shpreh kundër certifikimit për 47 deputetët që rezultuan me probleme ligjore, mes tyre edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 

Probleme Kurtit i hapi një dënim me gjobë për përdorimin e gazit lotsjellës në Parlament. Por nga ky dënim nuk janë mbushur tre vjet, argumenton Gjykata Supreme. Ajo ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021.

 

Bashkë me Kurtin, as Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi nuk mund të kandidojnë për deputetë. Kurse Liburn Aliu dhe Labinot Demi Murtezi mund të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë, me vendim të Gjykatës Supreme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *