Subscribe

Masa shume të rrepta sigurie do te shoqërojnë ndeshjen Shqipëri-Izrael, e zhvendosur per t’u luajtur ne “Elbasan Arena” pas kërcënimit terrorist. Burime te policisë pohuan se ekipi i Izraelit do të shoqërohet nga një trupë elitë nga Izraeli, e cila ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Ajo ka marre kontakt me autoritetet tona te sigurisë dhe ka bere këqyrjen e vendit duke koordinuar masat me homologet shqiptare.

Ashtu si ne ndeshjen me Serbinë, Elbasani do te jete i gjithi i blinduar. Mbi nje mije police do te jene përreth stadiumit dhe ne ambientet e brendshme te tij. Te gjithë tifozët do t’i nënshtrohen nje kontrolli shume te imët, ndërkohe qe mes tyre do te jene edhe dhjetëra agjente te Shërbimit Informativ. Lartësitë përreth stadiumit do te kontrollohen nga policia, e cila nuk do te lejoje asnjë tifoz te shohë ndeshjen prej këtyre pikave. I gjithë territori do te vëzhgohet edhe nga ajri.

Super masat e sigurisë konfirmohen nje dite pasi FIFA vendosi qe ndeshja te kalonte nga “Loro Borici” ne “Elbasan Arena”, per shkaqe sigurie. Shërbimi sekret Izraelit Mosad kishte njoftuar homologet shqiptare per sulme te mundshme, nga pjesëtaret e grupit te arrestuar javën e kaluar ne Shkodër. Te dhënat u siguruan nga përgjimet qe u jane bere 4 personave te prangosur ne Shqiperi si dhe ne Kosove e Maqedoni.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *