Subscribe

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar te shohim Tiranën gjatë festës së Shën Valentinit, këtë vit kryeqyteti ishte i boshatisur. Masat e policisë dhe rrugët e bllokuara që në orët e para të mëngjesit për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry bënë që lëvizjet të jenë të pakta.
Policia e Tiranës, Antiterrori si dhe Agjenci të Inteligjencës, kaluan në shërbim të përforcuar.
Masat shtesë përfshinë dhe Aeroportin “Nënë Tereza” me mbërritjen e sekretarit amerikan të shtetit. Të dy krahët e autostradës Tiranë-Durrës u bllokuan, ndërkohë që kolona shoqëruese e zyrtarit amerikan, u monitorua nga ajri me helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes. Efektivë të gardës dhe forcave speciale u vendosën në të gjitha objektet e larta, ku u kontrollua me snajper, kalimi i sekretarit amerikan. Të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin u bllokuan, ndërkohë që devijime pati dhe për shërbimin urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *