E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Supermarketi në Elbasan grabitet në vetëm 2 minuta

Dy persona të maskuar kanë vjedhur një supermarket mbrëmjen e së enjtes në Elbasan.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen 5 Maji, ku bëhet me dije se personat e maskuar kanë hapur me forcë derën e supermarketit dhe kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit.

 

Reklamë

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e supermarketit, dhe për afro dy minuta kryejnë vjedhjen dhe largohen njëri pas tjetrit.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dheidentifikimin e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë