Real Madrid fitoi për herë të 13 në histori superkupën e Spanjës. Los Blankos mundën në finale Barcelonën, rivalin e vet historik.

El Clasiko dëfryese, por pa shumë histori, ajo e luajtur në Riad të Arabisë Saudite pasi përfundoi 4 me 1 për mbretërorët, të cilët konfirmuan diferencat që kanë në këtë sezon me skuadrën e Cavit.

Super Vinisiues Xhunior në këtë 90 minutësh.

Braziliani shënoi një tregolësh në 39 minuta lojë të pjesës së parë.

Që në minutën e  7 një pasim i bukur i Beligham, u shfrytëzua nga Vinisiues Junior i cili kaloi edhe portierin Injaki Penja për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Braziliani feston si Cristiano  Ronaldo i cili ndiqte ndeshjen nga tribuna. Kalojnë vetëm tre minuta lojë dhe Reali dyfishon shifrat.

Edhe një herë tjetër përmes Vinisues Junior pasi këtë herë u shërbye nga bashkëadhëtari i tij Rodrigo.

U duk një ndeshje e mbyllur shumë shpejtë, mirëpo për të rihapur të paktën përkohësisht mendoi bomberi i Barcelonës Levandovski me golin e shënuar në minutën e 33.

E megjithatë optimizmi i katalanasve për të ekuilibruar shifrat zgjati fare pak, pasi vetëm 6 minuta më vonë Vinisiues fitoi veten një penallti e po vetë e ktheu në gol duke shënuar golin e tretë personal.

Në mesin e pjesës së dytë ka kohe edhe për golin e katërt të Realit shënuar nga Rodrigo që mbyll përfundimisht këtë sfidë.

Dominimi absolut është një mesazh jo vetëm për La Ligen, por edhe për rivalët europianq në Champions nga ana e Real Madrid. Gëzon edhe Carlo Anceloti për të cilin ky ishte trofeu numër 27 në karrierë si trajner./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *