Juventus ka fituar Superkupën e Italisë duke mposhtur Milanin me rezultatin minimal 1 me 0.

 

Goli i Ronaldos i shënuar në minutën e 61’ i mjaftoi bardhezinjëve për të fituar Superkupën për herë të tetë.

 

Në pjesën e parë të takimit u pa një lojë e baraspeshuar dhe me pak raste të krijaura para portës.

 

Por në ndryshim nga e para, pjesa e dytë shfaqi një tjetër pasqyrë pas të dyja ekipet zhvilluan një lojë të hapur. Ishte Milan ai që pati disa raste të njëpasnjëshme për shënim, ku përmes Cutrones arriti të godiste dhe traversën.

 

Por pavarësisht përpjekjeve ishte boshnjaku Pjanic, ai që përmes një krosi të bukur nxori përpara portës portugezin Ronaldo I cili arriti të mposhte me një goditje me kokë gardianin e portës të Milanit, Gigi Donarummën.

 

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin King Abdullah Sdadium në Jeddah nuk munguan as polemikat në fund të takimit në lidhje me gjykimin.

 

Shkak u bë mosakordimi i një 11 metërshi të pretenduar nga ekipi kuqezi.

 

Një ndërhyrje e bërë nga mbrapa ndaj Andrea Contit në fund të takimit në zonën e Juventusit nuk e bindi gjyqtarin që të akordonte një faull.

 

Veprim ky që shkaktoi pakënaqësi në radhët e kuqezinjëve të cilët I kërkuan atij që të shikonte VAR-inë.

 

Por edhe pse gjyqtari u premtoi se do e shikonte, ai për çudi vijoi lojën. Detaj ky që përveç polemikave bëri që tranjeri kuqezi Gennaro Gattusso të ironizonte arbitrin në fund të takimit, para mediave, duke u shprehur se ndeshja do të ishte më e bukur nëse VAR do të funksiononte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *