Subscribe

Reali i Madridit dhe Sevilja përballen sonte ne mbrëmje ne Lerkendal te Trondhaim ne nje beteje e gjitha spanjolle e vlefshme per superkupen e Europes ne futboll. Një takim mjaft intrigues per te pare se si do te reagojnë kampionet e Europes pas disa lojtare te formacionit baze përballe nje skuadre tërësisht te ndryshuar si Sevilja, jo vetëm ne trajner, por edhe lojtare me dëshirën per t’u hakmarrë per humbjet e dy viteve me pare ne Kardif. Nga andaluzet është larguar tekniku Emeri, duke u zëvendësuar me argjentinasin Sampaoli, i cili kërkon te fusë nje filozofi te re ne skuadër. Gjithashtu nga viti i kaluar nuk janë tashme 4 lojtare te formacionit baze si Koke, Banega, Krishoviak dhe Gameiro. Ne rast se do te fitonte ketë trofe, atëherë Zinedin Zidan do te futej ne listën e supertrajnereve. Ai mund te behet njeriu i 6-te qe ka triumfuar ne superkupe si lojtar, por edhe si teknik. Gjithësi rruga sonte duket mjaft e vështire. Francezi nuk do te ketë shërbimet e Kristiano Ronaldos i dëmtuar qe ne evropian, Pepe, Navas, Koentrao, ndërsa nuk ka ne formacion Toni Kros dhe Gareth Bale, te cilët nuk kane kapur ritmin pas pushimeve. Ne dyshim është dhe sulmuesi Karim Benzema. Gjithsesi edhe pse me mungesë, numri nje i pankines madrilene beson se skuadra është e afte per te fituar edhe pse shfaqet modeste, duke deklaruar se shanset janë te barabarta. Ne te njëjtin linje është dhe kolegu Sampaoli, i cili këmbëngul se humbja e disa lojtareve kyç nuk ja zvogëlon cilësitë Realit. Kjo është hera e katërt ne histori qe dy skuadra spanjolle përballen me njëra tjetrën ne superkupen e europes dhe e treta radhazi për Seviljen. Takimi do te transmetohet ne orën 20-45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *