Real Madrid dhe Manchester United mbërritën në Shkup ku janë gati që të martën në mbrëmje t’i japin jete, betejës së parë të madhe evropiane për sezonin e ri. Megjithëse skuadrat nuk pretendohet të jenë në formën e tyre më të mirë, pasi kampionatet ende nuk kanë nisur.

 

Zidan dhe Mourinho kanë pasur mundësi ta përgatisin si duhet Superkupën e Europës duke qënë se kanë luajtur shumë ndeshje miqësore gjatë korrikut. Madje në SHBA, këto dy klube zhvilluan një sfide mes tyre që u mbylle 1 me 1 më gola te Lingard dhe Kasemiros. Tekniku i madrileneve, Zinedin Zidan ka pak dilema në lidhje me formacionin titullar.

 

Mbrojtja dhe mesfushë nuk pritet të ketë asnjë të re, ndërsa në sulm Benzema është i vetmi i sigurte teksa Bale, Izko dhe Asensio do luajnë për dy vende ne formacion në mungese te Kristiano Ronaldos, i cili zhvilloi vetëm një seance stërvitore, para se të udhëtonte gjithsesi me ekipin për ne Shkup.

 

Nga ana tjetër, Murinjo do të aktivizoje me siguri dy nga blerjet e mëdha të verës, Lindelof ne qendër të mbrojtjes dhe Lukaku në sulm. Dyshimi i vetëm lidhet me Matic që iu bashkua vone ekipit nga Chelsea dhe nuk dihet nëse do të jetë ai ne mesfushë apo Fellaini. Trajneri portugez ka disa lojtarë të padisponueshëm për pezullime dhe dëmtime si Xhons, Bejli, Luk Shaw, Eshli Jang dhe Marcus Rojo. Përpos gjithçka spektakli në këtë supersfide falë emrit te klubeve dhe cilësive të lojtarëve është i garantuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *