E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Superkupa e Europës 2019, prova e parë e “Sistemit Var”

GENOA, GE - JANUARY 24: Referee Orsato after seeing the VAR assigns the penalty to Sampdoria during the Serie A match between UC Sampdoria and AS Roma on January 24, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Uefa tashmë e bën zyrtare. Sistemi Var në kompeticionet  e mëdha të klubeve në Europë do të nisë të testohet në Superkupën e Europës në verën e vitit 2019.

 

Sfida mes fituesve të Uefa Champions League dhe Europa League në sezonin e ardhshëm do të luhet më 14 gusht 2019 në Stamboll

 

Reklamë

“Për Championsin është ende shpejt që ta përdorim, dhe nuk mund të themi me qartësi se kur mund ta fusim në funksion, u shpreh presidenti I Uefa-s, Ceferin,.

 

PAvarësisht se ky I fundit vlerësoi progresin e bërë nga Sistemi Var në kupën e botës, duket se Uefa kërkon kohë për futjen e saj në kompeticionet e klubeve pasi kërkon një infrastrukture të rëndësishme sepse bëhet fjalë për një numër të madh stadiumesh ku luhen ndeshje ne kohë reale.

 

Megjithatë përkundër qëndrimeve të Ceferin, analistet mendojnë se teknologjia pë rastet e diskutueshme në futboll do të aplikohet ne champions duke nisur nga sezoni I ardhshëm 2019-2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë