Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër...

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës,...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja...

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat...

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Superkapacitetet e inceneratorëve, pse na duheshin?!

1 Maj 11:39

Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjeneroië 369 kg/banor mbetje në vitin 2020, sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 505 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2020.

 

Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria ka Kosova me 256 kg/frymë, Rumania 287 kg, Serbia 338 kg. Pavarësisht nivelit të ulët të mbetjeve të gjeneruara dhe të përpunuara, qeveria u tregua ambicioze për ndërtimin e tre inceneratorëve, me kapacitete të larta përpunuese, përmes projekteve koncesionare të formës së partneritetit publik-privat.

 

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh ka kapacitet përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.

 

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues i parashikuar është rreth 180-200 ton/ditë. Projekti është i pezulluar, pas hetimeve nga SPAK.

 

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 31.17 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Projekti është i vetmi që është aktiv.

 

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kapaciteti total mesatar i përpunimit do të arrinte në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

 

Nëse krahasohet me të dhënat e Eurostat për shtetet e BE-së, rezulton se vetëm vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të lartë. Gjermania e ka kapacitetin për frymë të përpunimit të mbetjeve përmes inceneratorëve 474 kg/frymë në vit; Franca 205 kg/frymë në vit dhe Austria me 380 kg/frymë/vit. Të tre këto shtete kanë një nivel gjenerimi të paktën dyfish të plehrave për frymë, në krahasim me Shqipërinë.

 

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria ka kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.

 

Sipas Eurostat, në përgjithësi në BE në vitin 2016, 30% e mbetjeve u riciklua, 27% u dogjën, 25% u iceneruan dhe 17% u kompostuan. Në Shqipëri, kpaciteti i inceneratorëve, nëse do të ishin funksionalë, do të ishte sa 35% e totalit të mbetetje, pra më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

 

Por, për çfarë e do Shqipëria gjithë këtë kapacitet të lartë përpunues të inceneratorëve, kur procesi i rikuperimit të mbetjeve në burim si dhe të të gjithë procesit të menaxhimit të mbetjeve, tek ne ende nuk është eficient?!

 

Iljaz Mehmeti, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Riciklimit, në një analizë që ka bërë për inceneratorin e Elbasanit, publikuar në Gazetën e Dhomës së Tregtisë Durrës ka marrë në krahasim Italinë një vend ku efiçenca e procesit të rikuperimit me diferencim të mbetjeve është në nivelet mesatare të BE. Autori i referohet të dhënave të entit italian ISPRA, dhe dedukton sasinë optimale të mbetjeve solide të vlefshme për inçenerim për stabilimentin e Elbasanit.

 

“Praktikisht, ne Itali, sipas ISPRA, vetëm 20% e mbetjeve urbane inçenerohen, ndërkohë që këtu në Shqipëri presupozohet të incenerohet (digjet) çdo gram mbetje”, thotë z.Mehmeti.

 

Ai shton se nga studimi rezulton qe inceneratori i Elbasanit do mund të djegë mbetje për një popullsi prej: 130,000 kg / 0.05 kg = 4,333,333 frymë, ose sa popullsia e Shqipërisë dhe e Maqedonisë të marra së bashku.

 

Pasi të djegin mbetjet e Ballkanit, me çfarë lënde të parë do të punonin dy inceneritorët e tjerë, në Fier dhe Tiranë, pyet z.Mehmeti?!/Monitor

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
inceneratorë Kapacitete Përpunim

Nga e njëjta kategori

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë e Shtetit, Braho: Na e lejon ligji

më shumë...

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

më shumë...

Zbulohet në Divjakë ambient për kultivimin e hashashit, procedohen 3 punonjës të administratës

më shumë...

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër Arvizu për çështjen e 21 janarit? Braho: Ja kush vendos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:32

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë...

11:22

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja...

11:08

Zbulohet në Divjakë ambient për kultivimin e...

10:55

A duhet të merret në pyetje ish...

10:29

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje...

10:12

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama...

10:03

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë...

9:54

U godit nga një shtyllë në vendin...

9:33

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje...

9:22

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën...

9:08

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë...

8:57

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa...

8:43

“Kujdes me nxitimin në vendime financiare”, parashikimi...

8:27

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit,...

8:16

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

8:09

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i...

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.