Subscribe

Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në  grabitjen e armatosur te miliona eurove në Rinas në datën 9 prill.

Pas hetimeve të kryera në më shumë se 2 muaj si dhe provave të siguruara është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale.

Neë pranga ra Hasan Kanaci 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ai rezulton të jetë punonjës i ngarkim-shkarkimit të mallrave në Aeroportin e Rinasit, përgjegjësi kjo e kompanisë TIA.

 

 

Policia ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Hasan Kanaci besohet se ka ndihmuar me informacion dhe veprime te tjera autoret e grabitjes se armatosur qe la pas edhe nje viktime, koken e grupit grabites Admir Murataj.

Grupi dhe anëtarët e tij që realizuan grabitjen është zbuluar, disa janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *