Subscribe

Nëse mosvendosja e rripit të sigurimit sjell pasoja te renda ne aksidentet rrugore, te flasësh ne celular duke qene ne timon është nje burim i tyre ndaj dhe për këtë do te ndëshkohet me të njëjtën masë gjobe. Lajmi u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Ardi Veliu, i cili tha se grupi i punës që po harton ndryshimet e kodit rrugor, parashikon një gjobë prej 15 mijë lekësh, madje dhe masë plotësuese për heqjen e patentës. Aktualisht, përdorimi i celularëve në timon sipas kodit rrugor, gjobitet me masë deri në 1500 lekë
Veliu spjegon se ndryshimet bëhen për faktin e vetëm se nga të gjithë aksidentet e ndodhura në vend 15 përqind e tyre vijnë për shkak të përdorimit të telefonit. Zgjidhja e vetme nese ju bie celulari ne makine është përdorimi i pajisjeve teknologjike, qe ju mundësojnë te flisni pa hequr duart nga timoni. Një ditë më parë, në raportin e publikuar nga INSTAT, vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kanë ndodhur 507 aksidente ndërsa 76 persona humbën jetën si pasojë e tyre. Sipas shifrave zyrtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguesit janë rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *