330 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të madh të EUROPOL të koduar “JAD SEE” – “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”.

Operacioni u zhvillua në kohë në 27 shtete të ndryshe, përfshirë edhe Shqipërinë dhe janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe bimë narkotike.

Veprimet, duke përfshirë pothuajse 11.000 oficerë policie në terren, çuan në 330 arrestime të lidhura me krime të ndryshme duke përfshirë trafikun e drogës, lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin me dokumente dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza.

Pas veprimeve të bashkërenduara, autoritetet e zbatimit të ligjit filluan 37 hetime të reja.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 33.418 persona, 724 vende të ndryshme dhe 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

 

Policia jonë ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkoitke, kokainë, heroninë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm, beri te ditur policia e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *