Subscribe

Tre zyrtarë të Autoritetit rrugor ne Durrës janë arrestuar dhe gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Në pranga përfunduan, Lekë Tushaj, 50 vjeç, Kastriot Braha, 56 vjeç dhe Agron Hasa 63 vjeç, të tre me detyrë inxhinier pranë ARRSH në Durrës. Ata u ndaluan pasi Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Tushajn dhe Brahën dhe arrest shtëpie për 63 vjeçarin, Agron Hasa.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe katër zyrtarë të tjerë të ARRSH, mes të cilëve dhe drejtorë, si dhe dy ndërtues.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se këta persona, në kundërshti me ligjin kanë lejuar ndërtimin e një pike karburanti në aksin nacional durrës-Kavajë, që prekej nga zgjerimi i rrugës.

Karburanti ndodhet në zonën e Plepave, ndërsa hetimi ndaj zyrtarëve nisi si rrjedhojë e numrit të lartë të aksidenteve që janë shënuar në këtë vend.

Sipas organit të akuzës, shtatë punonjësit e ARRSH dyshohet se kanë përfituar vlera monetare ku përmes dokumenteve të falsifikuara kanë lejuar funksionimin e pikës së karburantit por dhe prishjen e barrierave anësore të rrugës.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për krimin ekonomik, ndërkohë vazhdon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

 

ZYRTARET E ARRSH NE DURRES

DREJTOR TE ARRSH DURRES

Spartak Tarkaj

Astrit Zenelaj

Lekë Tushaj

SPECIALISTE INXHINIER

Agron Hasa

Kastriot Braha

Aferdita Basha

Dhurata Lazaj

 

NDERTUES

Rezart Arkaxhiu

Xhevat Vataksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *