E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Super Meha, eleminon Beshiktash

Nje gol me peshe ne kupe qe vlen sa gjithë golat ne kampionat ate te kualifikimit. Alban Meha shënoi golin e vetëm ne fitoren qe Konjaspor arriti ndaj skuadrës se momentit ne Turqi, Beshikash duke e kualifikuar per ne gjysmëfinalet e kupës se Turqisë. Pas disa rasteve qe pati, shqiptari nga Mitrovica arriti te gjente rrjetën ne minutën 84 te takimit kur ndeshje po shkonte drejt barazimit 0-0. 6 minuta nga fundi 29 me nje goditje mjeshtërore mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë fitoren skuadrës se tij, por edhe kualifikimin per ne fazën tjetër. E veçanta e ketij goli është se futbollisti shqiptar shënoi me këmben e majte, te cilën e perdor shume rralle. Per Alban Mehen ky ishte goli i pare ne kupe ndërsa ka shënuar edhe 5 gola me peshe ne kampionat duke u bere nje lojtar mjaft i rendesishem per skuadrën e tij Konjaspor. Edhe pse po gëzon nje forme mjaft te mire futbollisti kohet e fundit është lene mënjane nga kombëtarja nga tekniku De Biasi, duke vene ne dyshim edhe pjesëmarrjet e finaleve te kampionatit evropian, qe do te zhvillohen ne France.

Vazhdo të lexosh

Reklamë