E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Super Ajax! 2 me 0 në pjesën e parë kundër Tottenham

Ilustrim · Vizion Plus

Një Ajaks fantastik ka siguruar një fitore te madhe 2 me 0 në pjesën e parë kundër Tottenham në gjysëmfinalen e kthimit të Champions League.

 

Ky rezultat I madh I ka cuar shifrat e përgjithshme ne 3 me 0 për holandezet, cka do të thotë gjithnjë e më afër finales së Madridit ndonëse janë edhe 45 minuta për tu luajtur.

 

Ajax i zhbllokoi shifrat shuimë shpejt që në minutën e 5 kur pas një goditje nga këndi ishte kapiteni De Ligt që kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh.

 

Tottenham reagoi menjehere mirë duke goditur shtyllën dhe më pas duke I shkuar afër golit të barazimit edhe në 2-3 momente të tjera.

 

Por në momentin më të mirë të anglezeve, djemt e talentuar të Ten Hag goditën sërish. Këtë herë me një zbritje fantastike nga e majta e sulmit, dyfishuan shifrat me anë të marokenit Ziyech në minutën e 35 pas një asisti të Tadic.

 

Duel fantastik ai që po transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus, që premton të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh