Arbër Hoxha është shprehur mjaft i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Dinamon e Zagrebit. 25-vjeçari nga Kosova i cili la Slaven Belupon për tu transferuar në Kroaci është shprehur mjaft entuziast.

“Mund të them se jam i lumtur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe që jam bërë futbollist i këtij klubi të madh, më i madhi në Kroaci. Falënderoj ish-shokët dhe ish-trajnerët e mi për të gjithë eksperiencat dhe për gjithçka që kam mësuar prej tyre.

Tani po fillon për mua prova e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh ai.

Arbër Hoxha e nisi karrierën e tij te Besa, më pas kaloi te Prishtina dhe më vonë te Ballkani para se të zhvendosje te Slaven Belupo.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *