E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmoi autobusin e Borusias, arrestohet 28-vjeçari

Sulmi i pak ditëve më parë pranë autobusit të skuadrës së Borusias së Dortmundit nuk kishte sfond islamik. Policia gjermane arrestoi një 28-vjeçar, që mbante edhe shtetësinë ruse, që pranoi se e kishte kryer sulmin për qëllime përfitimi. Fillimisht u hetua pas nje denoncimi te nje punonjësi bankar, i cili kishte dyshuar te nje transaksion per blerje aksionesh negative.

 

Ky është nje fenomen i njohur ne bursa kur luhet me fitimin nga rënia e aksioneve te nje kompanie. Duke ndjekur origjinën e transaksionit hetuesit zbuluan se ai ishte realizuar nga nje kompjuter ne hotelin e skuadrës. Aty kishin pyetur personelin dhe rezultoi se personi ne fjale ne momentin e shpërthimit kishte shkuar ne restorant te hante darke, kur te tjerët vraponin ne panik.

 

Reklamë

Ai kishte fituar plot 3.4 milionë euro nga rënia e aksioneve te klubit gjerman ne burse. Fatmirësisht, shpërthimi i ndodhur pranë autobusit nuk shkaktoi viktima, por vetëm lëndimin e futbollistit Marc Bartra. Policia ka shpallur dy ruse ne kërkim per ndihme ndaj autorit pasi kane transportuar me nje makine te marre me qira bombat ne vendin e ngjarjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë