E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet supermaketi në Kherson, shënohen 3 të vrarë dhe 5 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa ruse në një supermarket në qytetin Kherson. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

 

Autoritetet njoftojnë se raketa goditi supermarketin e vetëm që iu shërben qytetarëve, ndërsa ngjarja u shënua rreth orës 11:00.

 

Reklamë

Të plagosurit përfshijnë punonjës dhe klientë.

 

Së fundmi, Rusia ka goditur disa zona të banuara duke vrarë civilë ukrainas. Lidhur me këtë, Moska zyrtare ka reafuar duke thënë se sulmet janë arritje të objektivave të paracaktuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë