E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

 

Raportohet se nga të shtënat ka pasur dëme materiale dhe nuk është lënduar asnjë zyrtar.

 

Reklamë

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, për të zbardhur ngjarjen.

 

Prokuroria ka marrë në dorë të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë vendosur në zonën kufitare në Kosovë dhe po i shqyrton.

 

Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

Më shumë video

Reklamë