Subscribe

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar në Athinë një autobus policie në qendër të  Omonias e me pas edhe rajoni e policisë. Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 4 oficerë policie të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë. Dëme kanë pësuar disa automjete si dhe autobusi i forcave të policë i cili ishte duke kryer patrullime. Një grup prej rreth 50 personash kanë hedhur bomba Molotov dhe objekte të tjera.

 

Autoret e sulmit kanë qenë me fytyrë të mbuluar dhe u larguan nga vendngjarja duke i shpëtuar policisë.

 

Sipas dëshmitarëve kanë qenë rreth 100 persona të cilët përveçse bombave Molotov kanë hedhur drurë, shishe dhe sende te tjera te forta.

 

Shoqata e policëve dënoi ngjarjen ndërkohe qe pritet të zhvillohet një tubim paqësor. Sulmin e dënuan edhe forca të ndryshme politike. Nuk është hera e parë që ne rajonet e policisë në Greqi sulmohet Omonia, zona më e nxehtë e kriminalitetit në Athinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *